sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Parashikimi i motit për fundjavën e parë të korrikut

    02/07/2021 18:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në fundjavë me vranësira e diell, të shtunën mbetet freskët, e të dielën më ngrohtë.  Të hënën e të martën mundësi për shi.  Nga e mërkura sërish nxehtë e me diell.

    Sipas Prishtina Weather fundjavën e partë të muajit korrik, parashihet të mbajë mot me vranësira e diell, por me pak gjasa për riga lokale shiu vetëm ditën e diel.  Të shtunën mbetet freskët, e ditën e diel pak më ngrohtë.

    Në ditët e para të javës së parë të korrikut priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, e sipas parashikimeve të fundit, nga dita e mërkurë një i nxehtë nga Afrika veriore sërish sjell rritje të temperaturave edhe mbi 30C, e ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

    Në ditët e fundjavës cilësia e ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

    Ndërsa indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, prandaj në këto kushte përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet të kufizojmë qëndrimet më të gjata në rreze të diellit.

    3.07 – Më freskët, me diell e gjatë ditës edhe vranësira.  Në mbrëmje priten kthjellime.

    4.07 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

    5.07 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Vende-vende reshjet mund të vazhdojnë edhe në mbrëmje.

    6.07 – Kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.  Paradite me mundësi për riga lokale shiu.

    7.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e maksimalet mbesin në 25C ditën e shtunë, e nga dita e diel luhaten nga 27C deri 29, e nga e mërkura rriten edhe deri në 32C.

    Era do të fryjë mesatare kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 4-12m/s.

    Shtypja atmosferike ditën e nesërme në rritje, e më pas me tendencë të rënies deri ditën e hënë.

    Artikuj të ngjashëm

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Të Fundit

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Scholzi kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë

    Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.