Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Parashikimi i analistit: Vetëvendosje mund të bie në 25%

    19/08/2023 11:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Kam thënë më herët që VV mund të bie në 25%”, kështu ka deklaruar sërish analisti Shenoll Muharremi.

    Ai thotë se rritja rritja prej 25% në 51% ka qenë momentale dhe efekt i votës ndëshkuese.

    “Është normale, asgjë e pazakontë”, thotë ai, derisa shton: “Kisha me e quajt rritje artificiale e përkohshme. Për me e mirëmbajt rritjen, duhet rritje organike. Kur diçka rritet brenda natës, rrezikon mos të ketë qëndrueshmëri. Zakonisht ashtu ndodhë edhe në jetë e biznes. Nuk mundesh vetëm me u rritë pafundësisht, nuk funksionon ashtu asgjë. Duhet korrektim i shëndetshëm, konfirmim i nivelit të përkrahjes”.

    Ai thotë se pas çdo rritje të tillë, nevojitet një konfirmim i përkrahjes së fortë.

    “Niveli i parë i përkrahjes së fortë VV e ka në rajonin e 25%. Mendoj që shumica e përkrahjes 25-51% tashmë nuk e gëzon, dhe deri ne zgjedhjet e ardhshme ish dashur me e prek vlerën 25%, e pastaj momentumi i zgjedhjeve mundet me hyp sadopak”.

    Ai ndan përkrahësit e Vetëvendosjes në dy nivele.

    “VV duket se i ka dy nivele të forta të përkrahjes (support levels). 12% dhe 25%. Themelet më të fuqishme të VV ndoshta janë tek 12%. Ndërsa pjesa nga 12 tek 25% jane zhvilluar semi-orkanikisht nga anatemimi i gjatë i partisë nga establishmentet paraprake, mos lejini të jetë pjesë e qeverisë (aty ku më së shumti digjesh), mungesa e alternativave tjera.. 12%, 25%, 51% këto janë tri nivele strategjike të VV ku mund të osciloj vitet e ardhshme. Kulmi me 51% tashmë është arritur dhe nuk duket që do dhe mund të përsëritet më.  Nëse dëshiron me e sfidu një subjekt politik, leje le të qeverisë nē njē vend me nevojat maksimale e mundësi minimale. Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme, pas gjitha aferave, VV do i arrij diku rreth 28%”.

    Megjithatë, ai thotë se mbetet të shihet ky parashikim në të ardhmen

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.