Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Parashikimi i analistëve: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhja për ngërçin politik

    22/08/2025 20:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sipas disa ekspertëve, situata e bllokadës disamujore mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

    As emri i Hekuran Muratit nuk i bindi deputetët e partive opozitare që të japin votë për Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës.

    Duke parë këtë situatë dhe mbajtjen e seancave çdo dyzet e tetë orë, njohësit e çështjeve politike në vend thonë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë institucionale është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Kemi të bëjmë me kalkulime politike, por megjithatë mendoj që brenda një periudhe jo shumë të gjatë, ndoshta dhjetëditore, parlamenti do të konstituohet. Minimumi që mund të presim është që, nëse nuk krijohet shumicë nga asnjëra palë, të shpallen së paku zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar për RTK-në analisti Melazim Koci.

    “Mund t’i drejtohen edhe një herë presidentes, ose presidentja në këtë fazë mund t’i ftojë përsëri palët, në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe të ecet përpara. Sa i përket ndarjes së votave, tashmë shihet qartë që njëri bllok ka 57 vota dhe tjetri 56, pra janë aty-aty. Mendoj se situata më e mirë do të ishte votimi për një kryetar Kuvendi, cilido qoftë ai, dhe më pas shkuarja në zgjedhje të reja”, ka shtuar një analistja Fatime Hajdari.

    Ndërkohë, konstituimin e Kuvendit e ka kërkuar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke theksuar se ky është një obligim kushtetues i deputetëve për kthimin e stabilitetit në vend.

    “IKD nënvizon se, përkundër faktit që përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit bie mbi të gjitha partitë politike, barra kryesore është e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia e renditur e para pas zgjedhjeve. Ky subjekt ka dy mundësi reale: ose të propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit, që sipas deklarimeve të partive tjera politike ka mbështetje, ose të arrijë marrëveshje politike me një subjekt tjetër parlamentar. Çdo qasje tjetër çon vetëm në vonesa të panevojshme dhe bllokim institucional”, ka deklaruar IKD.

    Sipas IKD-së, partnerët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se pa një Kuvend funksional, Kosova rrezikon humbjen e mbështetjes financiare dhe politike në një periudhë vendimtare për të ardhmen e saj evropiane.

    Artikuj të ngjashëm

    Buja padit një faqe në TikTok: Po tentojnë të më dëmtojnë në garë -ndaj çdo shpifësi do të merren masa ligjore

    Granit Xhaka zbulon arsyen e vërtetë pse u transferua te Sunderlandi

    Vodhi dy trotinetë e dy bicikleta, arrestohet 28 vjeçari në Ferizaj

    Të Fundit

    Buja padit një faqe në TikTok: Po tentojnë të më dëmtojnë në garë -ndaj çdo shpifësi do të merren masa ligjore

    Parashikimi i analistëve: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhja për ngërçin politik

    Granit Xhaka zbulon arsyen e vërtetë pse u transferua te Sunderlandi

    Vodhi dy trotinetë e dy bicikleta, arrestohet 28 vjeçari në Ferizaj

    Trump i krahason Zelenskyn dhe Putinin me “vajin dhe uthullën”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.