105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës performuan në Qendrën e Kulturës Belém.
U interpretuan vepra ‘Baresha’ e Rexho Mulliqit, kantata ‘Rrugëtimi’ nga Valton Beqiri, “Njeriu i Armatosur: Meshë për Paqe’ e Karl Jenkins dhe për nder të pritjes nga ana portugeze, performuan këngën ‘Canção do Mar’.
Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.
Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës.