Njësia TASK FORCE – Lindje, që përbëhet nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ka intensifikuar kontrollet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për të parandaluar aktivitetet kriminale ndërkufitare.
Në një operacion të fundit, kjo njësi ka identifikuar dhe ndaluar një automjet furgon me targa vendore në komunën e Vitisë. Automjeti drejtohej nga një mashkull me shtetësi kosovare.