Kryeministri i vendit, Albin Kurti, për shpërthimin në veri të vendit, deklaroi se është tentuar që me këtë akt të nxitet frika dhe pasiguria te banorët në veri të Ibrit, për ta përshkallëzuar situatën atje, e më pas në tërë Kosovën, raporton GazetaDemos.
Kurti deklaroi para mediave se një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa rrymë e ujë nëse dëmi nuk riparohet.
“Sulmi është kryer nga profesionist. Është sulmi i radhës kriminal e terrorist që ne besojmë që vjen nga bandat kriminale të udhëhequra dhe orkestruara nga Serbia, që e ka edhe interesin, gatishmërinë dhe aftësinë për të shkaktuar sulme dhe dëmtime të tilla, në këtë rast duke përdorur një sasi të madhe të eksplozivit në një nyje kyçe ku riparimi është i vështirë. Nëse dëmi nuk riparohet një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes. Disa qytete dhe një pjesë e Prishtinës, rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm. Për ne, nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësinë, fajsinë, organizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi përveç Beogradit zyrëtar dhe strukturave të tyre kriminale, të cila më në krye me Radoiçiqin mbështetën nga Vuçiqi”, tha Kurti.