Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Paralajmërohen vërshime, komunat që kishin pësuar janë në gjendje gatishmërie

    09/11/2023 08:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reshjet që e filluan në orët e para të mëngjesit e intensitetin vetëm sa e shtuan gjatë ditës.

    Kjo ishte edhe arsyeja, pse Instituti Hidrometeorologjik I Kosovës, doli me një njoftim ku paralajmëronte se në disa zona mund të ketë edhe vërshime, për cka, ekipet e  këtij insituti gjatë ditës dolën edhe në teren.

    “Zonat kryesisht malore, duke fillu nga pjesa veri-perëndimore pastaj pjesës qendrore dhe asaj lindore të Kosovës kanë qenë më të rrezikuara”, ka deklaruar Bashkim Kastrati – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Pas këtij njoftimi, në gjendje gatishmërie janë shprehur komunat që në janar ishin të dëmtuara pikërisht nga vërshimet.

    Komuna e Mitrovicës së Jugut, gjatë ditës pati edhe nevojë për intervenim.

    “Gjendja momentale është e mirë, dëme kemi kryesisht në shkollën fillore në Zhabarë dhe tek disa mure të shtëpive, komisioni ka dal në teren dhe ka parë nga afër. Komuna e Mitrovicës ka marrë gjitha masat preventive”, ka thënë Bahtir Maxhuni-Drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, raporton TV Dukagjini.

    Në gjendje gadishmerie janë shprehur edhe nga komuna e Vushtrrisë, ku sipas zyrës për informim të kësaj komune,  gjatë ditës nuk ka pas nevojë për ndërhyrje derisa shprehen se janë të gatshëm për çdo gjë.

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga përmbytjet në Beograd: Vërshimet bëjnë “ujëvarë” në kryeqytetin serb, veturat notojnë

    Vërshimet shkaktuan dëme te shumë familje

    Instituti Hidrometeorologjik: Vërshime të shpejta e rrëshqitje dheu nesër në Prishtinë

    Të Fundit

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.