Jusuf Buxhovi, historian, ka thënë se nëse i refuzojmë ndërkombëtarët atëherë Veriu do ta shpallë Autonominë.
Buxhovi në Pressing të T7, ka deklaruar se nga gjërat që kanë ndodhur shihet se nuk ka pasur koordinim në mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve.
“Nëse ne vazhdojmë të jemi refuzues atëherë ndërkombëtarët do ta lënë që Veriu ta shpall Autonominë dhe të jeni të bindur që asnjë faktor ndërkombëtar nuk do ta kundërshtojë atë.
Më tutje, Buxhovi ka deklaruar se “kryeministri Kurti ndonjëherë po e humb ndjenjën e realitetit”.
“Qasja që me krizë zgjidhet krizë ndoshta ka pas një logjikë derisa ka plas lufta në Ukrainë aty ndryshon gjithë koncepti gjeopolitik botëror. Këtë moment një politikë normale do të ndalej nga çfarëdo veprimi i hapjes së krizave që kriza të luftohet me krizë është dashur të koordinohet me aleatë të shikohet se cili është koncepti i tyre”, ka thënë Buxhovi.
Buxhovi ka folur për politikanët e Kosovës , duke thënë se duhet të jenë të ndërgjegjshëm në këtë situatë.
“Asnjë politikan sado që ta ketë një ndërgjegje e vogël nuk duhet ta lejojë diçka të tillë. Kjo do të ishte humbja e dyfishtë për Kosovën, do të ishte humbje e kredibilitetit ndaj atyre që na kanë ndihmu që të bëhemi shtet. Shtetet që na kanë ndihmuar neve e kanë bërë edhe për shkak të gjeostrategjisë. Gjeopolika në njëfarë mënyre po shkon në shpërputhje me këtë”, ka deklaruar ai.