Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka shkuar në objektin e Qeverisë pak minuta para se kryeministri Albin Kurti të shkojë për intervistim në Prokurorinë Speciale, shkruan Gazeta Demos.
Në një video të siguruar nga Gazeta Demos, shihet Ismaili duke hyrë brenda në Qeveri.
Ndryshe, Kurti mbrëmë është lajmëruar nga Sllovenia, se a do të shfaqet në prokurori, mbetet të shihet në vazhdim.
Ndërkaq, ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për një rast të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteteti zyrtar, por nuk dihet më shumë.