Gjatë lutjes së tij javore të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës, raporton BBC.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai.
“Në emër të Zotit, ju lus ndaloni këtë masakër”.
Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë ‘barbare’ dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.