Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Papa i ri, Leoni XIV zotohet se kisha do t’i ndriçojë “netët e errëta” të botës

    09/05/2025 15:21
    Newly elected Pope Leo XIV, Robert Prevost arrives on the main central loggia balcony of the St Peter's Basilica for the first time, after the cardinals ended the conclave, in The Vatican, on May 8, 2025. Robert Francis Prevost was on Thursday elected the first pope from the United States, the Vatican announced. A moderate who was close to Pope Francis and spent years as a missionary in Peru, he becomes the Catholic Church's 267th pontiff, taking the papal name Leo XIV. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP) (Photo by ALBERTO PIZZOLI/AFP via Getty Images)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Papa i ri i Kishës Katolike, Leo XIV, mbajti meshën e tij të parë këtë të premte në Kapelën Sistine, më pak se 24 orë pas zgjedhjes së tij si pontifi i 267-të dhe pasardhësi i Papa Françeskut.

    Ish-kardinali Robert Prevost, amerikani i parë që ngjitet në fronin papnor, u shfaq i qetë gjatë meshës së kremtuar në mesin e kardinalëve që e zgjodhën atë.

    I veshur me petka të thjeshta të bardha e të arta, Papa Leo,  i lindur në Çikago dhe ish-misionar për dy dekada në Peru, foli fillimisht shkurtimisht në anglisht, për të vazhduar predikimin në italisht të rrjedhshëm.

    Në homelinë e tij, Papa 69-vjeçar theksoi vizionin për një Kishë që shërben si “administratore besnike” për të gjithë besimtarët.

    Ai paralajmëroi për pasojat e mungesës së besimit në botën moderne, duke përmendur “humbjen e kuptimit të jetës, shpërfilljen e mëshirës, shkeljet tronditëse të dinjitetit njerëzor dhe krizën e familjes”, raporton Reuters.

    Zgjedhja e një amerikani si papë ishte e papritur, pasi shumë mendonin se një “superfuqi” si SHBA nuk do të mund të drejtonte Kishën botërore.

    Megjithatë, Leo XIV mban edhe shtetësinë peruviane dhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në shërbim të të varfërve në Amerikën Latine, veçanërisht si ipeshkëv në qytetin Chiclayo nga viti 2015 deri në 2023.

    Qytetarët e Chiclayo-s dolën në rrugë për të festuar zgjedhjen e “njërit prej tyre”, ndërsa kambanat e kishave kumbonin në shenjë gëzimi.

    Zgjedhja e emrit “Leo” është e ngarkuar me simbolikë. Papa i fundit me këtë emër, Leo XIII (1878-1903), ishte i njohur për angazhimin e tij ndaj drejtësisë sociale dhe për përpjekjet për ta sjellë Kishën më pranë punëtorëve dhe të varfërve,  një vizion që duket se Papa i ri synon ta vazhdojë.

    Meshë inaugurale për Papa Leo XIV do të mbahet të dielën, më 18 maj, në Sheshin Shën Pjetër. Janë ftuar liderë botërorë dhe fetarë në këtë ngjarje madhështore, që shënon nisjen zyrtare të papatit të tij. Inaugurimi i Papa Françeskut në vitin 2013 tërhoqi mbi 200,000 besimtarë.

    Papa i ri do t’i mbajë përkohësisht në detyrë zyrtarët aktualë të Vatikanit, përpara se të marrë vendime për ndryshime eventuale. Ai trashëgon një Kishë me sfida të shumta: nga mungesa në buxhet, ndarjet për çështjet LGBT dhe rolin e grave, e deri te përgatitjet për Vitin e Shenjtë, që do të sjellë miliona pelegrinë në Romë.

    Pavarësisht profilit të tij të ulët publik, Leo XIV ka qenë një figurë kyçe në Vatikan, sidomos në zgjedhjen e ipeshkëve të rinj në mbarë botën. Kjo e bën atë një figurë me ndikim të madh,  dhe të shumëpritur për t’u parë në veprim.

    Artikuj të ngjashëm

    Pusteci bashkia e parë ku përfundon krejt numërimi i votave, Kukësi befason

    Komisioner Celibashi jep të dhënat e fundit rreth numërimit të votave

    Sherr për votat nga Greqia: Taulant Balla përplaset me komisionerët

    Të Fundit

    Pusteci bashkia e parë ku përfundon krejt numërimi i votave, Kukësi befason

    Komisioner Celibashi jep të dhënat e fundit rreth numërimit të votave

    Sherr për votat nga Greqia: Taulant Balla përplaset me komisionerët

    S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

    Çfarë drame në mes të Braçes dhe Këlliçit: I hapa frigoriferin, qante aty, hapi krahët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.