Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

    11/05/2025 20:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në bekimin e tij të parë të së dielës në mesditë si papë, Papa Leo XIV bëri thirrje për një “paqë të vërtetë dhe të drejtë” në Ukrainë dhe një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke përcjellë një mesazh të fortë uniteti dhe shprese për Kishën Katolike dhe botën.

    Para rreth 100,000 njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo—i pari nga Shtetet e Bashkuara—u shpreh kundër luftërave në mbarë globin, duke përsëritur thirrjen e famshme “kurrë më luftë” dhe duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe të burgosurve të luftës.

    “Edhe unë u drejtohem fuqive të mëdha të botës duke përsëritur thirrjen gjithmonë të pranishme ‘kurrë më luftë”, tha ai.

    Ai përmendi veçanërisht vuajtjet e Ukrainës, luftën në Gaza dhe përshëndeti armëpushimin midis Indisë dhe Pakistanit.

    Ndryshe nga paraardhësit, Leo zgjodhi të shfaqej në ballkonin qendror të bazilikës, duke sinjalizuar një qasje më të drejtpërdrejtë dhe bashkuese. Ai gjithashtu këndoi lutjen Regina Caeli, një ndryshim nga praktika e zakonshme e recitimit.

    Gjatë shfaqjes së tij publike ishin të pranishëm liderë konservatorë si Marine Le Pen dhe Matteo Salvini, ndërsa besimtarët e shumtë nga vende të ndryshme valëvitnin flamuj si shenjë të universalitetit të kishës, raporton AP.

    Në përfundim, Papa Leo uroi të gjitha nënat me rastin e Ditës së Nënës, duke përmendur edhe ato “në parajsë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Këto ishin fjalët e para të Papa Leo XIV

    Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan?

    Amerikani Robert Prevost, Papa i ri

    Të Fundit

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.