Pamjet e shkatërrimit në rrugët e Kievit dhe Kharkivit janë ndër pamjet më të prekshme të ditës së sotme teksa lufta po i afrohet javës së tretë.
Agresioni rus në anën tjetër është kundërshtuar shumë nga ana e shteteve perëndimore, të cilat edhe kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, raporton Sky News.
Rusia prej 19 ditësh po vazhdon agresionin në drejtim të Ukrainës.
Shumë civilë dhe ushtarë kanë humbur jetën, e mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre.
Si pasojë e agresionit rus, ukrainasit kanë vazhduar mbrojtjen dhe kanë kërkuar ndihmë për furnizim ushtarak.