Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pamjet ku shqiptari kafshohet nga luani që e mbante në shtëpi, deklarohet Policia: Do të ndëshkohet

    10/04/2025 07:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Personat që u panë në një video të bërë virale me një luan si kafshë shtëpiake që ia kafshon qafën dhe kokën një personi, janë pronari i luanit dhe miku i tij që kujdeset për ta ushqyer kafshën e egër.

    Kafsha e rrezikshme, që mbahet si mace shtëpie, ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit.

    Banorët e fshatit e dinë mirë historinë e fqinjit të tyre që mban si kafshë shtëpie një luan. Te shtëpia ku qëndroi deri më sot macja e madhe, kjo e fundit nuk duket gjëkundi më dhe duket se është larguar pas bërjes virale të videos e cila ka rënë edhe në dorën e policisë.

    Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kjo kafshë, e cila nuk duhet të mbahet në banesë, Policia e Fierit ka ngritur një grup të posaçëm pune për të trajtuar rastin, për shkak të natyrës së veçantë që ai paraqet, raporton Topchannel.

    Policia po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të marrë masa urgjente që sigurojnë jo vetëm largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve, sipas ligjit.

    Sipas policisë, mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike.

    View this post on Instagram

    A post shared by Bledi Mane (@bled_mane)

    Artikuj të ngjashëm

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Të Fundit

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.