Një fëmijë është shpëtuar nga banesa në lagjen Emshir të Prishtinës, atje ku një banesë është përfshirë nga zjarri, raporton GazetaDemos.
GazetaDemos e cila po qëndron në vendin e ngjarjes, ka marr vesh se ekziston rreziku potencial për një shpërthim të mundshëm, me çrast po evakuuohen banorët përreth.
Policia e Kosovës së bashku me zjarrëfikësit e ekipet mjekësore po qëndrojnë në vendin e nagjrjes, duke ofruar ndihmën e nevojshme për qytetarët.
Deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk dihet për persona të lënduar dhe për shkaqet e incidentit.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një njoftimi zyrtar.