Policia ka bërë apel për kujdes dhe vigjilencë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve, pas raportimeve të shumta për shtim të pranishmërisë së arinjve në këtë zonë.
Sipas banorëve arinjtë janë parë shpesh në afërsi të vendbanimeve, çka paraqet rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve.
Situata është veçanërisht shqetësuese në zonat malore përreth Brezovicës, sidomos pranë liqeneve të Shtërpcës, me theks të veçantë në liqenin e Jazhincës – një destinacion i njohur për turistët vendas dhe të huaj.
Në një video-incizim amator, shihen disa arinjë duke kaluar rrugën.
“Apelojmë që të gjithë qytetarët, veçanërisht familjet me fëmijë, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë qëndrimeve në natyrë dhe të shmangin çdo kontakt ose afrim me kafshët e egra”, thuhet në apelin e policisë.