Lajme

Pamje nga Shkupi: Nisin përgatitjet për protestën në kundërshtim të gjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kanë nisur përgatitjet për protestën e sotme në Shkupin e Maqedonisë së Veriut, protestë e cila fillon nga ora 13:00, kundër gjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Me sloganin “çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, është vendosur edhe skena ku do të mbahen fjalime, njofton GazetaDemos.

Teksa, rrotull rrugëve janë parë të vendosur edhe flamujt me emblemën e UÇK-së.

Qytetarët veçse kanë filluar të mblidhen, teksa lëvizje të shpeshta janë parë edhe në kufi.

Siç merr vesh GazetaDemos nga vendi i ngjarjes, përkundër lëvizjeve, nuk ka pritje në pikat kufitare, megjithatë, nuk janë duke munguar kontrollet e detajuara.

Momentalisht, policët kufitar janë shqiptarë, teksa deri në orën 10:00, nuk ka pasur kufitar serbë.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se qytetarëve që janë nisur për në Shkup, iu është rekomanduar që mos t’i ekspozojnë simbolet e UÇK-së nëpër pikat kufitare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button