Lajme
Pamje nga aksidenti me fatalitet në serbi, ku vdiqën dy shqiptarë nga Maqedonia
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Beograd – Nish, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit, pasi vetura me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Raportohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi gardhin mbrojtës dhe shenjën rrugore pranë autostradës.
Nga automjeti i aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan si janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
GAZETADEMOS ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.
PAMJE: