Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pamje kur një grup i hajnave kryejnë vjedhje në disa dyqane: Katër arrestohen, tre në kërkim

    02/04/2025 21:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar operacionin “Formacioni”, duke kapur disa persona, pjesë e një grupi kriminal të dyshuar për vjedhje në Fushë Krujë, raporton Gazeta Sinjali.

    Nga ky grup, janë arrestuar katër persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Njëri prej të arrestuarve është gjithashtu në kërkim për dy vepra të tjera penale.

    Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë A. B., 24 vjeç (në kërkim edhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të gjithë banues në Kamzë.

    “Një nga të arrestuarit, shtetasi K. B., u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer vjedhjet dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale. U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, gjithashtu banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Nga hetimet e kryera, dyshohet se më datë 27.03.2025, shtatë hajnat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16,000 lekë në një subjekt për transfere parash. Më datë 28.03.2025, 6 prej tyre kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.

    Artikuj të ngjashëm

    Mërgimtarit në Pejë i vidhen 70 mijë euro para e stoli, ai mes lotësh rrëfen për ngjarjen

    Butiku i Shengyl Ismailit pre e hajnave, aktorja publikon foton e tyre: Më erdhi me i mallku i harxhofshit në barna

    Vidhet kasaforta e një shtëpie në Rahovec, kishte pistoletë me 30 fishekë

    Të Fundit

    Online Internet Casinos With Keep What You Win No Deposit Bonuses Inside 2024

    “mostbet Withdrawal Guide

    22bet Magyarország Hivatalos 22bet Fogadási És Kaszinó Oldal

    Rusët grumbullohen në kufi, Finlanda shton forcat rezerviste dhe porosit 64 F-35 nga SHBA

    Nesër përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.