Rusia duket se ka arritur ta zhvillojë armën e saj të re nukleare, të aftë të godasë shtratin e detit dhe të përmbytë zonat bregdetare, duke përplasur mbi to atë që ekspertët e quajnë “një tsunami radioaktiv”.
Specialistë të mbrojtjes kanë shprehur shqetësime rreth “super-silurit”, të cilën Moska e ka pagëzuar me emrin “The Poseidon 2M39 torpedo”. Mësohet se ajo mund të shkatërrojë qytete të tëra duke lënë pas një radioaktivitet toksik.
Siluri i frikshëm bërthamor rus pritet të kalojë nëpër disa teste të reja kyçe. E quajtur ndryshe “arma apokaliptike e tsunamit”, e para e këtij lloji, “Poseidon 2M39 torpedo” është bërë në mënyrë të tillë që të kalojë oqeanet e botës e të shkaktojë një “knockout” termonuklear kundër një shënjestre bregdetare apo qyteti.
Kjo armë ishte testuar gjatë vitit të kaluar. Ndërsa të dhënat që kanë rrjedhur në media, tregojnë se Poseidoni është një silur gjigand, 2 metra i gjerë e gati 20 metra i gjatë, që udhëton me një shpejtësi prej 70 nyjesh detare. Zyrtarët rusë i nxorrën gabimisht informacionet e para rreth saj në 2015-n, ndërsa tani duket se po përgatitet testimi.
Fuqia bërthamore i jep silurit një rreze të gjatë veprimit, ç’ka i shtyn ekspertët të besojnë se për të goditur shenjestrën e tij, Poseidoni mund të udhëtojë përmes oqeanit Atlantik e atij Paqësor, dhe shpejtësia e madhe që ka, do ta bënte mjaft të vështirë zbulimin nga forcat amerikane.