Zjarre të mëdha kanë shpërthyer në dy fshatra të Komunës së Istogut. Bëhet fjalë për fshatin Kovragë e Veriq, raporton GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar nga Administrata Publike në Komunën e Istogut.
Sipas pamjeve të siguruara nga vendi ku ndodhet vatrat e zjarrit, shihet se një pjesë e madhe e arave dhe pyejeve janë përfshirë nga flakët.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ekipet e zjarrfikësve tash e disa orë po merren me shuarjen e tyre, teksa iu kanë bashkuar për ndihmë edhe banorët.
Pamje nga vendi i ngjarjes: