Ish-ministri dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka deklaruar se vullneti për ndryshim është i madh në çdo anë të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lekaj ka bërë të ditur se po zhvillon takime të ndara me qytetarë, të cilët, sipas tij, po i bashkohen gjithnjë e më shumë listës me numrin 137, në mbështetje të koalicionit “Kosova Fituese”.
“Vullneti për ndryshim është i madh në çdo anë të Kosovës. Në takime të ndara po takoj qytetarë, të cilët janë duke u rreshtuar në numrin 137 për Kosovën Fituese,” ka shkruar Lekaj.