Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur mirënjohje për ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Falë sakrificës suaj, ne sot jetojmë në liri dhe pavarësi. Pavarësisht se dikush po investon fuqishëm për ta harruar sakrificën tuaj, unë jam i bindur që populli nuk do ta harrojë kurrë luftën për liri dhe pavarësi,” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
I nderuari të nderon.
Falë sakrificës suaj, ne sot jetojmë në liri dhe pavarësi. Pavarësisht se dikush po investon fuqishëm për ta harruar sakrificën tuaj, unë jam i bindur që populli nuk do ta harrojë kurrë luftën për liri dhe pavarësi.
I nderuar që ishim bashkë me secilin nga ju.
Gjithmonë do të jemi bashkë!
#pallekaj7
137✅ 7✅