LajmeZgjedhjet 2025
Pal Lekaj nis fushatën, takohet me kolegët e tij: Jemi të bashkuar për t’i dhënë një drejtim të ri vendit tonë
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj sot ka filluar fushatën zgjedhore.
Ai u takua me mjekë të respektuar, që gjithmonë i kanë qëndruar pranë atij, shkruan DEMOS.
Lekaj deklaroi se janë të bashkuar për t’i dhënë një drejtim të ri vendit tonë.
“Kafenë e mëngjesit e pimë bashkë me miqtë dhe kolegët e mi, mjekë të respektuar, që gjithmonë kanë qëndruar krah meje në rrugëtimin tim politik.
Në biseda me ta gjithmonë marrë këshilla të vyeshme dhe gjej sinqeritet të plotë.
Jemi të bashkuar për t’i dhënë një drejtim të ri vendit tonë”, shkroi Lekaj