Pal Lekaj merr pjesë në Koncertin e Krishtlindjes në Kishën Katolike në Pjetërshan
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka marrë pjesë sonte në Koncertin e Krishtlindjes të mbajtur në Kishën Katolike në Pjetërshan, një mbrëmje e veçantë e mbushur me frymë paqeje, harmonie dhe reflektimi, transmeton Demos.
7-shi i AAK-së ka vlerësuar lart performancën e Ansamblit Harmonius, duke e cilësuar atë si të jashtëzakonshme, me mesazhe të fuqishme bashkimi dhe shprese, që rikujtojnë rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe bashkëjetesës.
I plotë:
Sonte me kënaqësi mora pjesë në Koncertin e Krishtlindjes në Kishën Katolike në Pjetërshan. Kjo ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me frymë paqeje, harmonie dhe reflektimi.⛪️🎄
Performanca e Ansamblit Harmonius ishte e jashtëzakonshme, me mesazhe bashkimi e shprese, duke na rikujtuar rëndësinë e vlerave shpirtërore.
Faleminderit të gjithë atyre që e bënë këtë mbrëmje kaq të bukur.👏🏻