LajmeZgjedhjet 2025

Pal Lekaj kujton pajtimin e gjaqeve: Vlera që na bashkuan atëherë na udhëheqin edhe sot

Gjatë takimeve në fushatën zgjedhore, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u ndal për vizitë te Dr. Engjëll Lleshi dhe Dr. Vera Lleshi, së bashku me dy djemtë e tyre, të cilët prej vitesh shërbejnë me nder dhe përkushtim ndaj qytetarëve në ordinancën e tyre.

Gjatë kësaj vizite, 7-shi i AAK-së u rikthye në kujtime të veçanta nga e kaluara, pasi Dr. Engjëll Lleshi e befasoi me disa fotografi të shumë viteve më parë, nga koha kur ishin të angazhuar në aksionin madhor për pajtimin e gjaqeve.

Sipas Lekajt, këto fotografi janë dëshmi e fuqishme e vlerave të pajtimit, unitetit dhe humanizmit që kanë bashkuar shqiptarët në kohë të vështira, vlera që, siç theksoi ai, vazhdojnë të jenë udhërrëfyes edhe sot në shërbim të shoqërisë dhe shtetit.

VIDEO:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button