Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Pal Lekaj kërkon nga Gjykata Speciale që Hashim Thaçit t’i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait

    17/03/2025 19:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Speciale që ish-presidentit Hashim Thaçi t’i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait të tij, i cili vdiq mbrëmjen e së dielës. 

    “Me këtë letër, ju drejtohem në emër të parimeve themelore të drejtësisë, humanizmit dhe të drejtave universale të njeriut. Ish-Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, po përballet me një moment të dhimbshëm dhe personalisht të rëndë ndarjen nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi. Pavarësisht procesit gjyqësor në të cilin ndodhet, z. Thaçi mbetet një qytetar me të drejta të plota dhe ka të drejtën themelore që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të prindit të tij. Kjo nuk është një çështje politike apo ligjore, por një çështje njerëzore, morale dhe e drejtpërdrejtë e respektimit të dinjitetit të njeriut. Ju bëj thirrje të merrni një vendim që pasqyron ndjeshmërinë dhe drejtësinë që kërkon kjo situatë. Në raste të ngjashme, gjykatat ndërkombëtare kanë treguar fleksibilitet dhe kanë lejuar individët të marrin pjesë në varrimet e familjarëve të tyre. Një veprim i tillë nuk do të cenonte procesin gjyqësor apo sigurinë e procedurës, pasi çdo masë e nevojshme mbikëqyrjeje mund të vendoset nga autoritetet përkatëse.”, ka shkruar Lekaj.

    Ai ka thënë se të privosh një njeri nga e drejta për të lamtumirën e fundit me prindin është një masë e ashpër dhe e pajustifikueshme.

    “Prandaj, kërkoj me përulësi që të shqyrtoni me ndjeshmëri dhe urgjencë këtë kërkesë dhe të lejoni z. Hashim Thaçi të jetë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë. Drejtësia nuk është vetëm ndjekje dhe ndëshkim, por edhe njohje e humanizmit dhe e të drejtave bazë të njeriut.”, ka shkruar Lekaj.

    Postimi i plotë:

    KËRKESË E HAPUR DREJTUAR GJYKATËS SPECIALE PËR LEJIMIN E HASHIM THAÇIT NË VARRIMIN E BABAIT TË TIJ
    Të nderuar anëtarë të trupit gjykues të Dhomave të Specializuara,
    Me këtë letër, ju drejtohem në emër të parimeve themelore të drejtësisë, humanizmit dhe të drejtave universale të njeriut. Ish-Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, po përballet me një moment të dhimbshëm dhe personalisht të rëndë ndarjen nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.
    Pavarësisht procesit gjyqësor në të cilin ndodhet, z. Thaçi mbetet një qytetar me të drejta të plota dhe ka të drejtën themelore që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të prindit të tij. Kjo nuk është një çështje politike apo ligjore, por një çështje njerëzore, morale dhe e drejtpërdrejtë e respektimit të dinjitetit të njeriut.
    Ju bëj thirrje të merrni një vendim që pasqyron ndjeshmërinë dhe drejtësinë që kërkon kjo situatë. Në raste të ngjashme, gjykatat ndërkombëtare kanë treguar fleksibilitet dhe kanë lejuar individët të marrin pjesë në varrimet e familjarëve të tyre. Një veprim i tillë nuk do të cenonte procesin gjyqësor apo sigurinë e procedurës, pasi çdo masë e nevojshme mbikëqyrjeje mund të vendoset nga autoritetet përkatëse.
    Të privosh një njeri nga e drejta për të lamtumirën e fundit me prindin është një masë e ashpër dhe e pajustifikueshme. Prandaj, kërkoj me përulësi që të shqyrtoni me ndjeshmëri dhe urgjencë këtë kërkesë dhe të lejoni z. Hashim Thaçi të jetë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë.
    Drejtësia nuk është vetëm ndjekje dhe ndëshkim, por edhe njohje e humanizmit dhe e të drejtave bazë të njeriut.
    Me respekt,
    Pal Lekaj

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.