sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pal Lekaj i reagon Durmishit pasi ky i fundit e çoi në Prokurori

    02/07/2021 14:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka treguar se është dorëzuar në Prokurorinë Speciale kontrata e nënshkruar nga ish-ministri Pal Lekaj, ku vlera e parashikuar ishte 500 mijë euro ndërsa kishte përfunduar në vlerë prej 5 milionë e 300 mijë euro.

    Ndaj kësaj ka reaguar edhe Pal Lekaj, i cili ka thënë se asnjëherë nuk e ka nënshkruar një deklaratë të tillë, siç ka pretenduar Durmishi.

    Ai deklaratat e Durmishit i ka cilësuar si tendencioze teksa e akuzoi atë dhe ministrin Liburn Aliu që kanë nënshkruar afër 10 milionë euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit.

    “Nga unë, gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Infrastrukturës, e them me bindje të plotë, dhe kjo do të dëshmohet shumë shpejtë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë të tillë siç është përshkruar në deklarimet e z. Durmishit.

    Paraqitja e z. Durmishi dhe implikimi i im në deklarimet e tij, sikurse edhe raportimet dhe titujt e mediave janë tendencioze ndaj meje.

    Ndërkohë që vetëm gjatë dy muajve të fundit Durmishi në Ministrinë që udhëheqë Liburn Aliu kanë nënshkruar afër 10 milion euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit dhe të njëjtat nuk janë publikuar fare, duke kontrabanduar në zyrën e Durmishit vlera fiktive dhe të rrejshme”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Reagim ndaj lajmeve të publikuar në disa media se “Durmishi e dërgon në Prokurori Speciale Lekajn”.

    Me lajmin e datës 2 Korrik 2021 i shpërndarë në disa media është shpallë një gënjeshtër në opinion me të vetmin qëllim për t’i mbuluar shkeljet dhe veprimet korruptive të 3 muajve të qeverisjes aktuale.

    Nga unë, gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Infrastrukturës, e them me bindje të plotë, dhe kjo do të dëshmohet shumë shpejtë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë të tillë siç është përshkruar në deklarimet e z. Durmishit.

    Paraqitja e z. Durmishi dhe implikimi i im në deklarimet e tij, sikurse edhe raportimet dhe titujt e mediave janë tendencioze ndaj meje.

    Ndërkohë që vetëm gjatë dy muajve të fundit Durmishi në Ministrinë që udhëheqë Liburn Aliu kanë nënshkruar afër 10 milion euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit dhe të njëjtat nuk janë publikuar fare, duke kontrabanduar në zyrën e Durmishit vlera fiktive dhe të rrejshme.

    Derisa në Ministrinë e Liburn Aliut është instaluar një anarki totale financiare dhe keqpërdorim i thellë i buxhetit, me të cilat keqpërdorime duhet te merren seriozisht organet, zëvendësi i tij Hysen Durmishi, një ditë pasi i dha tender 1 milion Euro ish-shefit të tij, del dhe përmend emrin tim në media pa asnjë argument, vetëm e vetëm për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet dhe aferat e tij korruptive.

    Nuk është hera e parë që jam bërë pjesë e të tilla fushatave dhe persekutimeve të ashpra publike pa asnjë bazë argumentuese, por këto të pavërteta nuk më ndalin.

    Artikuj të ngjashëm

    Pal Lekaj paralajmëron padi ndaj LVV-së

    Pal Lekaj kërkon nga deputetët që nesër ta votojnë tërheqjen e Trustit

    Projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve, Lekaj: I mirëseardhur por i vonuar

    Të Fundit

    Me ligjin e ri të pagave përfiton edhe sektori i arsimit në Kosovë  

    Vlera e koeficientit, PDK lëshon sallën e Kuvendit

    Bekim Haxhiu për vlerën e koeficientit: Turpëruese, ky vendim të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

    PDK mban sot konferencë për media

    Një i vdekur, 18 raste të reja me Covid-19

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.