Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka shprehur entuziazmin e tij për përkrahjen e madhe që ka marrë partia dhe kandidati i saj për kryeministër, Ramush Haradinaj, në Gjakovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Lekaj shkroi:
“Gjakovë të dua! Jeni fantastik! Sot, më datë 7, ju e treguat që mbështetja për numrin 137 dhe 7 është e madhe. Ju jam shumë falënderues për mbështetjen tuaj. Gjakovë, Ramushi po bëhet KRYEMINISTËR! URIME! FITORE, FITORE!”