Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pal Lekaj flet në emër të Kosovës në Parlamentin Evropian

    15/03/2023 22:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në Parlamentin Evropian, si pjesë e delegacionit të Kosovës në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Bashkim Evropian-Kosovës.

    Në fjalën e tij, Lekaj i është kundërpërgjigjur ashpër euro-deputetit kroat në lidhje me shqiptarët e Kosovës dhe kudo që ata jetojnë.

    “Në vitet e ’80-a, ato shtete që nuk ia kanë dashur të mirën Kosovës, qytetarët e saj i kanë quajtur islamik, ekstremist, mafiozë, dhe kësisoj janë munduar të japin një perceptim të gabuar dhe në shpërputhje të plotë me realitetin”, ka thënë Lekaj.

    Ai ka shtuar se shqiptarët kanë ndikuar në zhvillimin e Kroacisë, si dhe kanë qenë qytetarë besnikë të shteteve tjera si Gjermania, Austria, Zvicra e kudo që ata kanë jetuar.

    “Mafia është internacionale dhe të tillë ka kudo në botë, ndërsa nëse rikthehemi edhe sot në ato vite dhe vazhdohet tutje me këto goditje për shqiptarët e Kosovës, atëherë duhet të keni argumente dhe fakte, por jo të flasim dhe ta atakojmë një popull të tërë dhe ta quajmë mafi. Unë kam jetuar në Kroaci dhe e di mirë se shqiptarët kanë ndikuar edhe në zhvillimin e Kroacisë, edhe të turizmit të saj, si dhe kanë qenë qytetarë lojalë të shteteve si Kroacia, Gjermania, Austria etj”, është shprehur ai.

    Lekaj në Parlamentin Evropian ka thënë se kushdo dhe kurdo që flasin për shqiptarët, duhet të argumentojnë dhe ta faktojnë atë çka e thonë.

    “Është shumë e kuptueshme që mund të ketë në secilin vend njerëz të tillë, por duhet të jemi korrekt dhe të vëmendshëm të prezantojmë argumente kur japim vlerësime të tilla për shqiptarët dhe për secilin popull të çfardo vendi”, ka përfunduar Lekaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Deklarata e Kurtit, Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht

    Lekaj mohon votimin nga AAK-ja për Limajn si kryeparlamentar

    Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm për hedhje të gazit lotsjellës më 2015 në hollin e Kuvendit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.