Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Pakënaqësi me mospërmbushjen e kërkesave, SBASHK-u proteston sot

    04/12/2024 07:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), mban protestë sot në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj  gjatë ditës së djeshme ka dhënë detaje rreth protestës së paralajmëruar.

    Jasharaj ka thënë se Kurti dhe ministrat e tij paralizuan dialogun e mirëfilltë me sindikatat.

    Kurti dhe ministrat e tij premtuan shumë, deklaruan se do të respektojnë zërin sindikal dhe fuqizimin e sindikatave, por kanë bërë të kundërtën gjatë këtyre vite, paralizuan dialogun e mirëfilltë duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive, duke ua mohuar të punësuarve në sektorin publik dhe privat mundësinë për të ruajtur të drejtat në punë dhe për të arritur disa benefite si të gjithë kolegët e tyre kudo në vendet e Ballkanit, e Evropës. Ministri Murati do të kujtohet si njeriu që deshi tua ndalë bukën e gojës, pse kërkuan mundësinë për një kafshatë bukë më shumë. Në betejën e vazhdueshme të Qeverisë me SBASHK-un mori pjesë aktive edhe ministrja Nagavci, ajo u mbush me inat pse SBASHK është kaq unik u angazhua për ta dobësuar SBASHK-un, por kurrë nuk ia arriti”, tha ai para mediave.

    Jasharaj në këtë konferencë për media ka paralajmëruar se nëse Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hynë në grevë të përgjithshme.

    “Qasja e tyre dhe injorimi i tyre i vazhdueshëm dolli vendimin për veprime sindikale. Fillimisht u vendos që me 4 dhjetor të bëhet protestë dhe presim që protesta para MASHTI-t dhe qeverisë të jenë mbi 1500 pjesëmarrës. Nëse Qeveria e sidomos Ministrja Nagavci nuk reflektojnë do të analizojmë situatën dhe do të marrin vendime duke mos e përjashtuar grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj. 

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.