Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pak para protestës Bajrami e kritikon ashpër Kurtin: Me politikat e tua po i detyron punëdhënësit të dalin në rrugë

    29/05/2025 09:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “me politikat e tij po i shtyn punëdhënësit drejt protestës. “

    “Albin Kurti me politikat e tij po i detyron sot të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve”, ka shkruar Bajrami në një status të publikuar në Facebook, duke theksuar ndikimin që sipas saj do të ketë vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që nga 1 qershori.

    Sipas Bajramit, çmimi i energjisë pritet të rritet deri në 26% për punëdhënësit e mëdhenj, çka ajo e konsideron goditje të drejtpërdrejtë për sektorin privat. Ajo paralajmëron për pasoja të rënda ekonomike dhe sociale: “Kosova po shkon drejt rrënimit ekonomik, e qytetarët e saj drejt varfërisë.”

    Duke përmendur disa nga sfidat me të cilat po përballet vendi, Bajrami ka renditur një varg shqetësimesh ekonomike, përfshirë “dy vite nën sanksione nga BE,” “deficit tregtar rekord që nga paslufta,” si dhe “100 mijë vende pune më pak, sipas të dhënave të vetë Qeverisë.” Po ashtu, ajo ka përmendur ekzistencën e “2,123 kontratave njëburimore” si dëshmi e keqmenaxhimit të sektorit publik.

    Deputetja e LDK-së kërkon anulimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së dhe nisjen e një hetimi të gjerë institucional. “Duhet të merren masat e nevojshme, ZRRE, KOSTT, KEK, Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha kompanitë private aktive në sektor duhet të auditohen dhe hetohen,” ka shkruar ajo.

    Në përfundim, Bajrami apelon për angazhim të menjëhershëm në rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë dhe për ndaljen e asaj që e quan “mafie energjetike që po rrënon vendin.”

    Reagimi i saj vjen në një kohë kur shumë biznese po shprehin shqetësime në lidhje me kostot gjithnjë në rritje të energjisë dhe pasiguritë në tregun energjetik të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Të Fundit

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.