Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pagat nuk u ekzekutuan për të gjithë mësimdhënësit, ministri Murati jep detaje

    31/08/2022 17:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë nesër më 1 shtator.

    Sa i përket çështjes së grevës, ai ka thënë se ata të cilët kanë qenë dhe janë në grevë do të pezullohen nga paga.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë nesër më 1 shtator.

    Sa i përket çështjes së grevës, ai ka thënë se ata të cilët kanë qenë dhe janë në grevë do të pezullohen nga paga.

    “Sa i përket ekzekutimit të pagave, sot është bërë pjesërisht për shkak se llogaritja e listës së pagave merr kohë dhe zakonisht ky proces fillon në mes të muajit.Sa i përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen.Nuk është kërkuar listë e grevistëve sepse ne tashmë e kemi. Janë mbi 25 mijë persona që janë me SBAShK-un”.

    Ai ka thënë se lista e anëtarësisë së SBAShK është në thesar.

    “Nëse nisemi nga deklaratat e SBAShK, ku thuhet se të gjithë të anëtarësuarit janë në grevë, atëherë do të duheshin që të gjitha ata të pezulloheshin nga pagat.Një pjesë e tyre kanë dalë në vendin e punës, një pjesë e tyre janë në pushim kolektiv dhe jo në grevë, ka pasur shumë që hapur janë deklaruar kundër grevës”.

    Murati ka shtuar se SBAShK, nuk e ka mbështetjen e prindërve dhe mësimdhënësve sa i përket grevës.

    “Ne po shohim se nuk e kanë mbështetjen as të prindërve dhe as të mësimdhënësve sepse ata e dinë se greva fillimisht i dëmton nxënësit dhe dëmton financiarisht edhe vetë mësimdhënësit.Jam i bindur se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e tyre të punës e jo ashtu siç është deklaruar nga SBAShK”, përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati: AGK-ja është dashur të mbajë konferencë para zyrave të ndonjë oligarku, jo Qeverisë

    Murati ‘shpërthen’ ndaj opozitës: Nëse nuk zgjidhet Kryetari i Kuvendit, s’ka as nënkryetarë për opozitën

     Murati i reagon Vjosa Osmanit: 5-39 emaili, 5-42 reagimi, trajto temat larg mediave presidente!

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.