Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pagat e ulëta, dorëhiqen 40 zyrtarë policorë

    06/07/2023 08:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

     “As në ëndrrat më të këqija nuk e kam pa që kam me e lëshu Policinë e Kosovës”

    Këto ishin fjalët e një zyrtari policor i cili në kushte anonimiteti i tha RTV21 se pas 20 vjetëve u detyrua të jap dorëheqje nga policia e Kosovës. Shkak për dorëheqje thuhet të jetë paga e ulët dhe kushtet ekonomike.

    Në polici kam punuar 20 vjet e 10 muaj. Dorëheqjen asnjëherë nuk e kam mendu prej policisë edhe atëherë kur kam pas leje qëndrimin e Austrisë në vitin 2010. Ndërkohë jam detyru me punu në bujqësi për me e mbajtë familjen 6 anëtarëshe deri sa erdhi momenti që u detyrova me dhanë dorëheqje, në një farë mënyre prej zorit. Se nuk po muj me mbajtë familjen 6 anëtarëshe dhe askush tjetër përpos pensionit të babës nuk ka të ardhura”

    Kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se rreth 40 zyrtarë policor kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia e Kosovës dhe shkak për këtë sipas tij janë pagat e ulëta. Ndonëse sipas Imerit, shkak është bërë edhe siç thotë ai “loja e qeverisë me Policinë e Kosovës në çështjen e ligjit të pagave”

    Ndërkohë njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala tha se dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë është neglizhencë e institucioneve përkatëse dhe, sipas tij, për këto dorëheqje më së shumti e pëson Kosova. Ai tha se një polic për t’u bërë i gatshëm për intervenim buxhetit të Kosovës i kushton rreth 20 mijë euro

    Që nga themelimi i policisë së Kosovës, mbi 2 mijë zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje vullnetare. Shumica e të dorëhequrve e kanë lëshuar Kosovën në, siç thuhet, kërkim të një jete më të mirë.

    Artikuj të ngjashëm

    Musliu për ‘Darkën e Lamës’: Policët s’janë në zor për një gullash që ua qet Presidentja

    Pesë policë amerikanë qëllohen me armë zjarri

    Policët e rinj serbë nisin punën në veri të Kosovës, “Jemi të vetëdijshëm për rrezikun”

    Të Fundit

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.