Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka qëndruar në New York, ku ka zhvilluar takime me partnerë të ndryshëm, shkruan GazetaDemos.
Gjatë vizitës së ti atje, ai u takua edhe me themeluesin e “Alibaba Group”, Jack Ma.
“Udhëtimi në Neë York është prej atyre udhëtimeve që është i lodhshëm dhe energjik në të njëjtën kohë. Edhe pse qëndroj në kontakt me shumë partnerë nga e mbarë bota, kësaj radhe qëndrimi atje ishte i veçantë pasi takova edhe Jack Ma, themeluesin e “Alibaba Group”, një prej dyqaneve më të mëdha online në botë”, shkruan Pacolli në Facebook.
Kreu i AKR-së ka edhe një mesazh për miqtë e tij.
“Unë nuk do të dorëzohem. Kam premtuar vetës dhe fëmijëve të mi, se Kosovën do e zhvillojmë, do e bëjmë atraktive për investime madhore dhe do të jetë e sigurt për të gjithë. Së bashku, miqtë e mi, ne do të bëjmë atë”, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Në fund javë përfundova një udhëtim të zënë shtatë – ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Udhëtimi në Neë York është prej atyre udhëtimeve që është i lodhshëm dhe energjik në të njëjtën kohë. Edhe pse qëndroj në kontakt me shumë partnerë nga e mbarë bota, kësaj radhe qëndrimi atje ishte i veçantë pasi takova edhe Jack Ma, themeluesin e “Alibaba Group”, një prej dyqaneve më të mëdha online në botë.
Sa herë që kthehem në shtëpi nga një udhëtim si ky, miqtë janë kuriozë të dëgjojnë se si shkoi. Ja çfarë po u them atyre.
Unë nuk do të dorëzohem. Kam premtuar vetës dhe fëmijëve të mi, se Kosovën do e zhvillojmë, do e bëjmë atraktive për investime madhore dhe do të jetë e sigurt për të gjithë.
Së bashku, miqtë e mi, ne do të bëjmë atë!