Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pacolli për aeroportin e Vlorës: Do jetë më i bukuri në rajon

    08/05/2025 13:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kompania “MABETEX” e biznesmenit shqiptar Behgjet Pacolli është përgjegjëse për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sot, pas testimit të avionit të parë në pistë, Pacolli foli pikërisht për punën e bërë deri më tani.

    “Falenderimet e mia shkojnë për qeverinë e Edi Ramës, sigurisht për vizionin që e kanë pasur që unë e kam familjarizuar, që më ka pëlqyer dhe kam dashur ta mbështes. Secili e di që një objekt i tillë ndodh me dëshirën e flaktë, me planin e hershëm të qeverisë për të pasur një aeroport.

    Kur kam bërë bisedat e para, është folur për një gjë të tillë dhe ishte e vështirë ta besoja se do bëhej realitet. Erdha nga një rrugë e largët, erdha në orën 4 të mëngjesit në Tiranë dhe aty vlonte prej punës. Ajo ma bëri edhe një herë me dije se ne duhet të përshpejtojmë dhe të hapim këtë aeroport, t’ja nisim punës, nuk është më luks, por një nevojë.

    Bashkëpunëtorëve të mi u them se nuk është punë për dekor, por madhështore dhe që do u kontribuojë sëe pari familjeve tuaja, banorëve të kësaj ane. Është kënaqësi të dëgjoj se këtu do punësohen mbi 1 mijë persona. Janë vende pune prestigjoze që paguhen mirë dhe do jetë kënaqësi për familjet e tyre, do kenë të ardhura të mira. Edhe pak kurajo të ecim përpara dhe të vijë dita që do e lus kryeministrin që të vijë edhe një herë këtu dhe ta shohë këtë aeroport edhe nga brendësia.”

    Pacolli premtoi se ky aeroport do jetë më i bukuri në rajon.

    “Ndoshta sot kam qenë i përkëdhelur sot dhe më është dhënë më shumë autonomi në këtë vepër, mbase nga eksperienca. Sigurisht do ketë mangësi, por janë për t’u eliminuar. Do të shohin një vepër që nuk është parë në rajon, do jetë aeroporti më i bukur.

    Ua premtoj këtu! Kemi marrë çdo gjë efektive, të fortë, të qëndrueshme dhe të bukur dhe kemi ndërmend ta inkuadrojmë në interieret e këtij aeroporti. Kryeministri ynë do të mburret me këtë aeroport! Jam munduar shumë në këtë gjë dhe të jetë aeroport si një legacy për mua këtu. Ne jemi duke ndërtuar 3 aeroporte në botë”, përfundoi ai./tv.klan

    Artikuj të ngjashëm

    Seanca e radhës, Kuvendi del me njoftim

    Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë: Moment historik për Ballkanin Perëndimor 

    Alba zbulon raportin e saj me Limin dhe arsyen e largimit nga Ferma Vip

    Të Fundit

    Seanca e radhës, Kuvendi del me njoftim

    Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë: Moment historik për Ballkanin Perëndimor 

    Alba zbulon raportin e saj me Limin dhe arsyen e largimit nga Ferma Vip

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.