Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pacolli flet për raportin me Naim Murseli, zbulon për herë të parë çka i tha familja për të

    29/11/2024 00:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, ka treguar për herë të parë detaje nga marrëdhënia e tij me Naim Murselin, këshilltarin e tij të dikurshëm, pas tragjedisë që përfshiu Murselin, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Liridona Ademaj. 

    Pacolli ka shpjeguar se si ka njohur Murselin dhe si e ka mbështetur atë gjatë karrierës së tij.

    “Një i ashtuquajtur këshilltar i imi – ky djalin vjen prej Suedisë, djalë i mençur, i shkathët, Naim Murseli,” ka thënë Pacolli, duke theksuar se ai e ka njohur Murselin shumë kohë më parë teksa përmendi se u takuan për herë të parë në një ngjarje partiake në Gjakovë.

    Ai tregoi se prindërit e Naim Murselit e sollën atë që t’i tregonte për adhurimin e tij ndaj Pacollit, dhe si i ri, ai kishte pasur një operacion të rëndë në zemër.

    “Babain dhe nëna e tij erdhën me këtë djalosh dhe më thanë ky është i dashuruar në ju, i ka krejt fotografitë e juaja dhe flet vetëm për ju,”tha Pacolli në intervistë me Arbana Osmanin. 

    Pacolli tregon se Murseli e ka ndihmuar edhe kur ishte ministër, duke i dhënë këshilla për zhvillimin e një faqeje interneti për ministrinë.

    “Më bëri impersion dhe e mbajë si afër, siç ju kam ndihmuar edhe të tjerëve nëpër studime,” tha Pacolli. 

    Ai shtoi se Naimi e ka përcjellë gjatë vizitave të tij në Gjakovë dhe në tubimet partiake, dhe më pas, pasi Murseli u shpërngul në Suedi, e vetëm pastaj ai e emëroi këshilltar të jashtëm.

    Pas ngjarjes tragjike, që ka tronditur familjen e Murselit dhe opinionin publik, Pacolli ka reaguar ndaj mënyrës si mediat e trajtuan situatën. 

    Ai ka përmendur se Murseli ishte ‘invaziv’ për fotografitë dhe selfie-t, dhe se shpesh ai e kishte fotografuar atë dhe njerëzit që e rrethonin.

    “Nëse të kish taku qetu kish me thanë a bën një selfie,” tha Pacolli, duke shtuar se Murseli ishte gjithmonë në kërkim të mundësive për të bërë fotografi me të dhe me njerëzit që ai takonte. 

    Pacolli gjithashtu i ka përgënjeshtruar thashethemet që qarkulluan pas ngjarjes tragjike, që sugjeronin një lidhje më të afërt mes tij dhe Murselit, duke thënë se këto janë vetëm spekulime.

    “Se ai ka qenë gjoja se biseksual dhe ia fillojnë përfoljet se për këtë e mbrojë unë,” tha Pacolli, duke shtuar se këto thashetheme janë të pavërteta. “Kanë harruar që unë vijë nga një familje fisnike,” tha ai, duke i përgënjeshtruar akuzat.

    Për më tepër Pacolli e cilësoi veten si “primitive” për qëndrimet e tij konservatore, duke theksuar se ai nuk është mbështetës i komunitetit LGBT, dhe se ai e ka gjithmonë në fokus familjen dhe vlerat tradicionale. 

    “Nuk duhet të ndërhyjmë në shoqërinë e shnosh,” u shpreh ai, duke shtuar se në zgjedhje do të garojë me një moto që thekson rëndësinë e familjes.

    Theksojmë se ka kaluar një vit nga vrasja e Liridona Ademajt dhe ende nuk ka ngritje të aktakuzës

    Artikuj të ngjashëm

    S’ndalet Pacolli ndaj Pecit, ia kthen një video të një ngjarjeje që ishte kritikuar për mosreagim

    Raportimet se AKR u largua nga koalicioni me Listën për Familjen, Pacolli: Ende jo, por ka probleme që duhet të zgjidhen

    Pacolli i kërkon Pecit të mos reagojë nëse s’ka faj

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.