Kryetari i AKR-së e ka pritur në shtëpinë e tij ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Takimin me të, Pacolli e ka quajtur të frytshëm, shkruan lajmi.net.
“Sonte në shtëpinë time në Hajvali pata nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres mikun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Shkëlqesinë e tij Mahmoud Thabit Kombo, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë. Ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me biseda të frytshme dhe ndarje përvojash. Faleminderit për vizitën dhe shpresoj që të forcojmë më tej marrëdhëniet tona!”, ka shkruar Pacolli