Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pacolli del me njoftim për futjen në zgjedhje: Jemi gati ta ruajmë familjen tradicionale shqiptare

    02/10/2024 20:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    AKR ka vendosur që në këto zgjedhje të hyjë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë ngritur zërin për mbrojtjen e vlerave të shenjta të familjes shqiptare.

    Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka thënë se familja është duke u përballur me sfida të pazakonta, që kanë për qëllim tjetërësimin e kulturës dhe zakoneve tona tradicionale dhe patriotike.

    Ndërsa ka thënë se AKR si parti, së bashku me partnerët do ta ngrejnë zërin duke treguar se aspirojnë integrimin në Evropë, duke ruajtur tiparet dhe karakteristikat origjinale, që na kanë identifikuar si komb për dekada të tëra.

    “Familja shqiptare, si shtylla kryesore e ekzistencës së kombit tonë, ka qenë dhe duhet të mbetet në harmoni të plotë me zakonet fetare, qofshin ato islame, katolike apo të religjioneve të tjera. Mbi këto shtylla është ndërtuar edhe tradita dhe qenësia e kombit tonë”, ka thënë Pacollli..

    Pacolli ka thënë më tej se përveç ruajtjes së vlerave, ky koalicion bazohet në mbrojtjen e vlerave patriotike, të familjes dhe të drejtave themelore të çdo njeriu, i mbështetur nga një program ekonomik tërësisht i përcaktuar, që i nevojitet Kosovës dhe që do të prezantohet shumë shpejt.

    Postimi i plotë:

    Te dashur miq!

    AKR, një parti e dëshmuar për frymën liberale, e paster si loti, ka vendosur që në këto zgjedhje të hyjë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët që nga fillimi janë përballur dhe kanë ngritur zërin për mbrojtjen e vlerave të shenjta të familjes shqiptare.

    Jemi dëshmitarë se në këtë periudhë, familja është duke u përballur me sfida të pazakonta, që kanë për qëllim tjetërësimin e kulturës dhe zakoneve tona tradicionale dhe patriotike. Familja shqiptare, si shtylla kryesore e ekzistencës së kombit tonë, ka qenë dhe duhet të mbetet në harmoni të plotë me zakonet fetare, qofshin ato islame, katolike apo të religjioneve të tjera. Mbi këto shtylla është ndërtuar edhe tradita dhe qenësia e kombit tonë.

    Sfidat e pakuptimta dhe të çuditshme, tendenca për të minimizuar rolin e prindit, ndërhyrja në të drejtën legjitime të çdo individi për të shprehur mendimin e tij, mohimi i së drejtës për veshjen e lirë, dhe promovimi i një servilizmi, na shtyjnë që, si parti, së bashku me partnerët tanë, të ngremë zërin dhe të themi qartë: ne aspirojmë integrimin në Evropë, duke ruajtur tiparet dhe karakteristikat origjinale që na kanë identifikuar si komb për dekada të tëra.

    Gjithashtu, duhet ta bëjmë të qartë se kjo krizë rrjedh nga gjendja ekonomike. Mossukseset në ekonomi po e kthejnë shoqërinë tonë në një shoqëri të varur dhe servile, çka është shkaktari kryesor i këtyre sfidave. AKR, së bashku me partnerët e koalicionit, do të paraqesë një program ekonomik të nevojshëm për Kosovën, një program krejtësisht liberal, ku shteti dhe operatorët ekonomikë kanë detyra të qarta dhe të përcaktuara mirë, që nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, duke mos lënë hapësirë për korrupsionin që ka kapluar sistemin tonë.

    Me këtë, dua të theksoj se përveç ruajtjes së vlerave, ky koalicion bazohet në mbrojtjen e vlerave patriotike, të familjes dhe të drejtave themelore të çdo njeriu, i mbështetur nga një program ekonomik tërësisht i përcaktuar, që i nevojitet Kosovës dhe që do të prezantohet shumë shpejt.

    Faleminderit!

    Artikuj të ngjashëm

    Pacolli flet për raportin me Naim Murseli, zbulon për herë të parë çka i tha familja për të

    S’ndalet Pacolli ndaj Pecit, ia kthen një video të një ngjarjeje që ishte kritikuar për mosreagim

    Raportimet se AKR u largua nga koalicioni me Listën për Familjen, Pacolli: Ende jo, por ka probleme që duhet të zgjidhen

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.