Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pacienti i infektuar me Linë e majmunëve është 30-vjeçar, IKSHPK jep detajet e rastit

    27/12/2024 09:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve. Pacienti është një 30-vjeçar dhe Gjendja e tij është stabile, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Ky rast u konfirmua pasi i riu ishte kthyer nga një shtet i Afrikës Perëndimore dhe për shkak të simptomave të shfaqura, është trajtuar në Klinikën Infektive më 24 dhjetor.

    Pas dyshimeve të ngritura, IKSHPK bëri të ditur se i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

    “Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore.“

    IKSHPK ka kërkuar kujdes nga qytetarët, “sepse personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.”

    “Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik.”

    Lia e majmunëve është zbuluar për herë të parë në majmunë, në vitin 1958, në Afrikë. Rasti i parë në njeri është regjistruar në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos.

    Artikuj të ngjashëm

    IKSHPK: Lamtumirë Prof. Dr. Isuf Dedushaj, një shtyllë e shëndetësisë publike në Kosovë

    Ja çfarë është lia e majamunit, rasti u shënua edhe në Kosovë

    Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.