Ish-presidenti Hashim Thaçi ka ardhur nga Haga sot në Kosovë për të vizituar babanë e tij i cili ndodhet në QKUK, shkruan Gazeta Demos.
Pas arritjes së tij në QKUK, janë parë pacientë e infermierë në dritare duke e duartrokitur Thaçin derisa hyn brenda.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë e Thaçit që ka bërë kërkesë për të vizituar babanë e tij pasi që tash e një kohë ka qenë me gjendje jo të mirë shëndetësore.