Paçarizi për vrasjet në Deçan: Mund të jetë sulm i organizuar me motive përtej atyre ndërpersonale

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se sulmi ndaj autobusit në Gllogjan, nga ku mbetën tre të vrarë tre persona, mund të jetë përtej motiveve personale.

Ai ka thënë se në publik u përjetua më me shumë dramacitet për shkak të tri elementeve.

“E para është rajoni ku ka ndodhur një sulm i tillë, sepse është një rajon i ndjeshëm për vrasje të pasqaruara. E dyta, janë të përfshirë edhe dy të mitur që e bën situatën goxha të ndjeshme. Dhe e treta koha kur ka ndodhur kjo, jo vetëm në prag të festave të nëntorit, por në një kohë kur pati paralajmërime madje edhe sulme të ndryshme terroriste. Sipas informatave që kanë dalë në media, ambasada amerikane u ka tërhequr vëmendjen qytetarëve të vet që t’u shmangen disa vendeve të caktuara. Pastaj, ndodhi diçka e tillë që është krejt e pasqaruar dhe që s’dihen fare motivet”.

Paçarizi ka thënë se është shumë vështirë që të besohet se është një rast personal, ndërpersonal apo konflikt ndërmjet njerëzve.

“Rrallëherë ndodh, edhe pse nuk përjashtohet, që dikush të shkojë dhe ta sulmojë shoferin duke e ditur që brenda në autobus ka edhe njerëz të tjerë. Duke mos ditur asgjë për motivet dhe të dalësh e të pohosh apo përjashtosh terrorizmin, aktin si terrorist nuk mendoj se është punë shumë e mençur. Mendoj se ka elemente të veprës së sulmit terrorist, sepse sulmi terrorist është edhe sulm me motive politike para së gjithash, jo vetëm religjioze. Kur bëhen bashkë krejt këto copa të mozaikut, mendoj që e bëjnë shumë më të mistershëm këtë rast, sepse po të ishte një rast e konfliktit personal me siguri që policia do të kishte informata”.

LEXO EDHE:

Paçarizi në Rubikon ka thënë se po të ishte një rast i konfliktit personal me siguri që policia tashmë do të kishte ndonjë informatë.

“E dimë që policia s’e ka asnjë informacion që është shumë shqetësuese. Ky element më shqetëson shumë. Mund të jetë një sulm i organizuar me motive përtej motiveve të thjeshta të ulëta dhe interpersonale”.

Reklama