Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pa viza edhe në Arabi, por vetëm diplomatët kosovarë

    09/01/2024 13:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Sot në Riad, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, u prit nga Zëvendësministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite, z. Waleed Abdulkarim El Khereiji.

     “Gjatë takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme, z. El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit”, thuhet në komunikatën e MPJD-së

     Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite.

     Takimi u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Pasaportave Zyrtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Zv.ministri i MPJD takohet me zyrtarin e lartë hungarez, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Ahmeti për Asociacionin: Siç u tha dje Këshilli i Evropës s’është BE, është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit

    Kosova konsultohet me Shqipërinë për anëtarësimin në Këshill të Europës

    Të Fundit

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.