Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Deçan kanë njoftujar se sot në përvjetorin e rënies kanë përkujtuar vëllezërit Dëshmorë të Kombit Shemsi, Bajram dhe Azem Muslijaj,bashkë me djalin e agjës Bekë Muslijaj, në Gllogjan shkruan Gazeta Demos.
”Me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, sot në përvjetorin e rënies i kemi kujtuar vëllezërit Dëshmorë të Kombit Shemsi, Bajram dhe Azem Muslijaj,bashkë me djalin e agjës Bekë Muslijaj të cilët prehen përgjithmonë në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan.
Po ashtu, sot janë përkujtuar edhe Dëshmorët Rifat dhe Ukë Beqiraj, si dhe Rexhep dhe Arben Hajdaraj, në Shaptej.
Nderim e Lavdi përgjithmonë!”,thuhet në njoftim.