OVL-UÇK i ka dërguar letër zyrtare grupeve parlamentare si dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u ka kërkuar shkarkimin urgjent të kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha.
Kjo kërkesë e tyre vjen pas publikimit të hulumtimeve dhe shkrimeve të bashkautoruara nga Basha, ku siç theksohet nga OVL-UÇK fyhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Të njëjtit vlerësojnë se ardhja në krye të Kuvendit e një personi që ka qëndrime të tilla është fyerje ndaj historisë dhe luftës çlirimtare.
Letra zyrtare, dërguar grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës: