Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan, kanë bërë homazhe në nder të përvjetorit të katërt të ndarjes nga jeta të Komandantit Ali Avdiu, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, OVL-UÇK dega në Deçan kanë shkruar se Ali Avdiu ishte një figurë e shquar dhe e pavdekshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
”Ali Avdiu ishte simbol i guximit, i sakrificës dhe i përkushtimit të palëkundur për lirinë e Kosovës. Ai nuk u zmbraps kurrë përballë sfidave, dhe me shpirtin e një luftëtari të vërtetë, u rreshtua në vijat e para të luftës për çlirim dhe dinjitet kombëtar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot, me nderime dhe krenari të pashuar,me shumë bashkëluftetarë,familjarë e qytetarë, bëmë homazhe në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta të Komandantit Ali Avdiu,një figurë e shquar dhe e pavdekshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ali Avdiu ishte simbol i guximit, i sakrificës dhe i përkushtimit të palëkundur për lirinë e Kosovës. Ai nuk u zmbraps kurrë përballë sfidave, dhe me shpirtin e një luftëtari të vërtetë, u rreshtua në vijat e para të luftës për çlirim dhe dinjitet kombëtar.
Sikurse çdo vit, edhe sivjet u mbajt turniri tradicional në futboll të vogël për të nderuar jetën dhe veprën e tij. Ky aktivitet, përveçse sportiv, është dëshmi e gjallë se kujtimi për Komandantin tonë jeton në zemrat tona dhe trashëgohet brez pas brezi.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Komandant Ali Avdiut!
Lavdi të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe veteranëve të UÇK-së që e shkruan historinë me gjak dhe krenari!