Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan, ka njoftuar se kanë bërë homazhe sot në Gllogjan për të nderuar heronjtë e kombit Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj, si dhe Invalidin e lavdishëm të UÇK-së, Zeqir Nimanaj.
Në homazhe mori pjesë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
”Sot, në Gllogjan, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, komandantë, gjeneralë, familjarë dhe qytetarë, bëmë homazhe me zemër të rënduar, por me krenari të thellë, për të nderuar Heronjtë e Kombit: Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj, si dhe Invalidin e lavdishëm të UÇK-së, Zeqir Nimanaj.
Këta burra të dheut ranë për lirinë që ne sot e gëzojmë, dhe kujtimi për ta do të jetojë përjetë në zemrat tona.
Lavdi sakrificës së tyre!”, thuhet në njoftim.