Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Deçan ka bërë homazhe në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Lebushë.
Të njëjtit gjithashtu nderuan edhe martirët e Istogut të vrarë në Carrabreg.
“Sot, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora me lule në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Lebushë.
Poashtu kemi nderuar edhe martiret e Istogut te vrarë ne Carrabreg ne vitin 1999.
Kujtimi i tyre do të jetojë përherë në zemrat tona.
Lavdi!🇦🇱🇦🇱”, thuhet në njoftim.