Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Osmani: Votimi i fshehtë lejohet si mundësi, por duhet vendim i seancës paraprakisht

    04/07/2025 12:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sqaroi se sipas interpretimit të ekipit të saj ligjor dhe analizave të ekspertëve, votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk përjashtohet si mundësi nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, por për ta zbatuar këtë formë votimi duhet një vendim i seancës plenare.

    “Konstatimi i ekipit tim ligjor, me të cilin unë pajtohem, është që nëse lexohet në tërësi aktgjykimi, votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, duhet të ketë vendim të seancës para se të shkohet te një mënyrë e tillë. Ky është interpretimi i ekipit tonë ligjor, por nuk do të thotë se të tjerët pajtohen me të. Ky është konstatimi i një analize disa ditore të këtij aktgjykimi nga një grup ekspertësh profesionistësh brenda e jashtë vendit, të cilët vazhdimisht më këshillojnë në këtë fushë – pra që lejohet si mundësi, por para se të shkojmë te një hap i tillë duhet patjetër të ketë vendim të seancës. Duhet të pyetet Kuvendi, deputetë a jeni pro një vendimi të tillë apo jo”, tha presidentja Osmani.

    Ajo vlerësoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë që partia e parë ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por edhe detyrimin për të siguruar shumicën parlamentare për zgjedhjen e tij.

    “Ky aktgjykim e ka bërë të qartë që partia e parë e ka të drejtën që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por njëkohësisht e ka detyrim që të krijojë shumicën parlamentare për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Kurse partitë e tjera e kanë detyrimin që të krijojnë shumicën parlamentare për nënkryetarët e tyre”, shtoi presidentja.

    Duke folur për moskonstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani paralajmëroi pasoja juridike nëse afati kushtetues prej 30 ditësh nuk respektohet.

    Ajo tha se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh do të përbënte një nga shkeljet më të rënda që nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës.

    “Është shumë me rëndësi, në këtë aktgjykim i jepet një rëndësi e madhe analizës se a po e kryejnë deputetët funksionin e tyre apo jo. Dhe është konstatim i aktgjykimit që në aspektin funksional deputetët nuk janë duke arritur që ta kryejnë funksionin e tyre. Në qoftë se ata nuk e kryejnë këtë funksion brenda 30 ditësh, që do të thotë konstituimin e Kuvendit dhe realizimin e detyrimit të tyre kushtetues që të jenë përfaqësues të popullit – sepse në Kushtetutën tonë populli është sovrani, por ky sovranitet shprehet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në Kuvend – dhe nëse ne nuk po mund ta ushtrojmë sovranitetin nga kapitulli 1 i Kushtetutës sepse populli nuk po mund të ushtrojë sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, kjo është një nga shkeljet më të rënda që nga dita kur Kushtetuta e Kosovës është miratuar,” u shpreh presidentja.

    Artikuj të ngjashëm

    ”Jam thellësisht i prekur” – Ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Askush nuk është mbi ligjin

    Vëllai i Agonit: Nëse nuk e merr shteti në dorë, ne kemi me marrë këtë rast

    “Ta shohim cilit po i del ma i mirë”, Kurti e Peci prejnë bostan në Suharekë – kujtë i doli më i mirë?

    Të Fundit

    ”Jam thellësisht i prekur” – Ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Askush nuk është mbi ligjin

    Vëllai i Agonit: Nëse nuk e merr shteti në dorë, ne kemi me marrë këtë rast

    “Ta shohim cilit po i del ma i mirë”, Kurti e Peci prejnë bostan në Suharekë – kujtë i doli më i mirë?

    Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

    Peci: Kosova ka prodhuar mbi 56 milionë euro në vlerë gruri këtë vit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.