Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 8 Marsin për të gjitha gratë, duke shpërndarë fotografi nga takimi që pati me gratë që punojnë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se këto gra janë dëshmi se ndryshimi vjen kur guxojnë, veprojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën.
“Me gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilat janë të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura në misionin e tyre për drejtësi. Në një profesion sfidues, ato dëshmojnë çdo ditë se forca, profesionalizmi dhe dinjiteti nuk kanë gjini”.
“Këto gra janë dëshmi se ndryshimi vjen kur guxojmë, veprojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën. Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë që me punën dhe përkushtimin e tyre e bëjnë shoqërinë më të drejtë!”, ka shkruar Osmani